
Play all audios:
Figura e Shën Gabrielit, “shenjtit të buzëqeshjes” është shembull i përshpirtërisë së sinqertë kristiane, mësim i rëndësishëm për të gjithë se si të jetojmë në përkim me Ungjillin e në lutje
të vazhdueshme me Mësuesin e Jetës, Krishtin. R.SH. - VATIKAN KALENDARI KISHTAR MË 27 SHKURT PËRKUJTON SHËN GABRIELIN E ZOJËS SË DHIMBSHME, RREGULLTAR. Shenjti pajtor i krahinës Italiane të
Abrucit, Francesco Possenti, lindi në Asizi më 1 mars 183. Kur ishte katër vjeç, i vdiq e ëma. Më vonë ndoqi vëllezërit dhe babain, guvernator i Shtetit papnor, nëpër vende të ndryshme.
Pastaj u vendos në Spoleto, ku frekuentoi Vëllezërit e shkollave kristiane dhe Jezuitët. Në moshën 18 vjeçare filloi rishtarinë pranë rregulltarëve Pasionistë në Morrovale ( Maçeratë), duke
marrë emrin Gabrieli i Zojës së Dhimbshme. U quajt Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, sepse pati vegime të vazhdueshme mistike, në të cilat i dukej pikërisht Zoja e Dhimbshme. Vdiq në vitin
1862, 24 vjeç, në Izola del Gran Saso, kur kishte marrë vetëm urdhrat e vegjël të jetës rregulltare, pra pa u bërë rregulltar me kushte të përjetshme, as meshtar. Në Gran Saso nderohet
shumë, në shenjtëroren që mban emrin e tij, cak shtegtimesh, sidomos të të rinjve. Është shpallur shenjt në vitin 1920. Shën Gabrieli u dallua për një jetë të përkushtuar plotësisht
Mundimeve të Jezu Krishtit, dhurimit të plotë të vetes pa rezerva, të shpirtit të uratës e të pendesës, në mënyrë të posaçme kishte një përshpirtëri ndaj të Shenjtënueshmes Zojë të
Dhimbshme. Për ditët tona figura e Shën Gabrielit, “shenjtit të buzëqeshjes” është shembull i përshpirtërisë së sinqertë kristiane, mësim i rëndësishëm për të gjithë se si të jetojmë në
përkim me Ungjillin e në lutje të vazhdueshme me Mësuesin e Jetës, Krishtin.