Familjet ritakohen në dublin. Kard. Farell: “skemat baritore të së kaluarës nuk funksionojnë më” - vatican news

feature-image

Play all audios:

Loading...

Dublini pret familjet, mysafire nga 116 vende të botës; 6 mijë të rinj, nën moshën 18 vjeç (numri më i madh në historinë e takimeve botërore të familjeve deri më sot), 7 mijë vullnetarë… R.


SH. - VATIKAN Dublini pret familjet, mysafire nga 116 vende të botës; 6 mijë të rinj, nën moshën 18 vjeç (numri më i madh në historinë  e takimeve botërore të familjeve deri më sot) e 7 mijë


vullnetarë.  37 mijë vetë do të ndjekin tri ditët e kongresit (22, 23 e 24 gusht), ku do të flasin 200 referues, shumica laikë e bashkëshortë. 200 delegacione, 50 nga të cilat nga


periferitë e botës, falë mbështetjes së Dikasterit, në bashkëpunim me dioqezën e Dublinit dhe dioqezat e tjera irlandeze. E akoma, 85 mijë bileta të porositura tashmë për festivalin me


Papën, në Croke Park Stadium e 500 mijë, për Meshën përfundimtare në Phoenix Park, kremtuar nga Françesku. FAMILJEN MUND TA TREGOJË VETËM FAMILJA Familjen mund ta tregojë vetëm familja: kush


mund të jetë dëshmitar më i mirë se ata, që e jetojnë çdo ditë bukurinë e saj të madhe? Nuk ka asnjë dyshim KARDINALI KEVIN FARELL, prefekt i Dikasterit vatikanas për laikët, familjen e


jetën, që e parashijon tashmë Takimin IX botëror të familjeve (www.worldmeeeting.ie) me temë “Ungjilli i familjes, gëzim për botën”, i cili do të mbahet më 21 deri më 26 gusht, në Dublin.


Ç’PRITET NGA TAKIMI I MADH? Shumë pritet nga ky takim – pohon kardinali Farell - por objektivi kryesor është zhvillimi i baritorisë familjare, në gjurmët e nxitjes apostolike Amoris


Laetitia. Jetojmë në një botë, ku sundon individualizmi i tepruar, që rrezikon ta zbehë bukurinë e martesës e të familjes e skemat dhe metodat baritore të së kaluarës duket se nuk


funksionojnë më, përballë ndryshimeve të vrullshme shoqërore. Në këtë situatë krejtësisht të re e shpesh destabilizuese, e kemi për detyrë t’i përgatisim e t’i shoqërojmë çiftet drejt


martesës në mënyrë më impenjative e të vazhdueshme, duke e parë këtë si katekumenat i vërtetë, sipas shprehjes së vetë Papës Françesku. Nuk bëhet fjalë thjesht për organizimin e kurseve


paramartesore. _ÇËSHTJA ËSHTË SHUMË MË E THELLË E KA TË BËJË ME SHOQËRIMIN, EDHE NË VITET E PARA TË MARTESËS, TË BURRAVE DHE GRAVE, QË VENDOSIN TË BËJNË PJESË NË PLANIN E ZOTIT._ Në të


kaluarën kësaj detyre delikate e të shkëlqyer i kushtoheshin vetë familjet, bërthamat e zgjeruara, që përbënin rrjetin e mbështetjes, sot i zhdukur, për shkak  të vëshirësive të ndryshme,


ndërmjet të cilave, largimi i fëmijëve nga familja e edhe nga vendet e origjinës, në kërkim të punës. RRETHANAT IRLANDEZE JANË TË VEÇANTA. HISTORIA I LA KËTIJ VENDI TRASHËGIM SHUMË BLANA E


ATMOSFERA SHPESH ËSHTË E STUHISHME. MJAFTON TË MENDOJMË PËR REFERENDUMIN E KOHËVE TË FUNDIT MBI ABORTIN. PREJ KËNDEJ LIND PYETJA: “Ç’VLERË MERR TAKIMI NË KËTË SKENË KAQ TË VEÇANTË?”. Është


gjithnjë çast domethënës për ta kujtuar e për ta forcuar jetën dhe misionin e familjes. Klima është vërtet e ndërlikuar, por ka në vetvete farën e rilindjes. Në gjirin e familjeve nuk mungon


kurrë forca për t’ia kumtuar gëzimin botës. Ato nuk do të lodhen kurrë  së kujtuari se familja ka qenë e është gjithnjë pasuri, mbështetje e pazëvendësueshme - me fjalorin e saj të veçantë


bazuar mbi gramatikën e dashurisë - për të mirën e përbashkët dhe jetën e Kishës. Takimi i Dublinit është takimi i madh i familjeve katolike, që bashkojnë zërin, për të dëshmuar fenë e tyre


dhe për t’i treguar botës - të gjitha familjeve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë - gëzimin e Ungjillit të jetuar, edhe në thjeshtësinë dhe kushtet e kufizuara të familjes. _TAKIMI BOTËROR


I FAMILJEVE NUK KA ASNJË QËLLIM TË MODIFIKOJË DOKTRINËN KATOLIKE MBI MARTESËN…_ përkundrazi, synon të tregojë fekonditetin dhe bukurinë, posaçërisht me shenjën e gëzimit. Mund ta kuptosh


këtë duke u nisur që nga titulli: “UNGJILLI I FAMILJES, GËZIM PËR BOTËN”.