Domethënien e fjalës “engjëll” për ne sot - vatican news

feature-image

Play all audios:

Loading...

Ungjilltarët pohojnë që, kur gratë shkuan te varri i Jezusit dhe e gjetën të zbrazët, qe një Engjëll që u kumtoi se Jezusi qe Ngjallur. Në Mateun ky lajmëtar u thotë: “Ju mos u trembuni! U


ngjall sikurse tha”; këndej e tregon varrin e zbrazët dhe i ngarkon t’’ia sjellin kumtimin dishepujve. Në Markun engjëlli përshkruhet si ““një i ri, i veshur me petk të bardhë”, që u jap


grave po të njëjtin mesazh. Luka flet për “dy njerëz me petka të bardha”, Gjon flet për “dy engjëj me petka të bardha” R.SH. / VATIKAN VIJON KUMTIMI I NGJALLJES SË KRISHTIT. Kremtimi i


Pashkëve liturgjikisht zgjatet gjithë javën, këtë javë, e cila dikur quhej “In Albis”. Besimtarët vijojnë të kremtojnë edhe të hënën pas Pashkëve, që njihet me emrin e Hëna e Engjëllit, duke


e zgjatur kështu festën, gëzimin e së Kremtes më të madhe të vitit. Pra nga ana liturgjike, VIJON KUMTIMI I NGJALLJES SË KRISHTIT, QË KËTË HERË VJEN NGA ENGJËLLI, I CILI U DUKET GRAVE PËR


T'UA KUMTUAR NGJALLJEN E JEZU KRISHTIT, e prej këndej dita merr emrin e Hëna e Engjëllit. Në dritën e Pashkëve të Ngjalljes së Jezu Krishtit, siç dihet, e Hëna pas së Dielës së


Ngjalljes tradicionalisht quhet e “Hëna e Engjëllit”. Është shumë interesante të thellohet ky referim ndaj “Engjëllit”. Natyrisht mendimi menjëherë shkon te tregimet ungjillore të Ngjalljes


së Jezusit, në të cilat tregime paraqitet figura e një lajmëtari të Zotit. Shën Mateu shkruan: “ _Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse engjëlli i Zotit zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi


gurin dhe u ul mbi te. Fytyra e tij ishte porsi vetëtima e petkat e tij bardhë porsi bora_” (Mt 28,2-3). Të gjithë Ungjilltarët, pastaj, saktësojnë që, kur gratë shkuan te varri dhe e gjetën


të hapur e të zbrazët, qe një engjëll që u kumtoi atyre se Jezusi ishte ngjallur. Në Mateun ky lajmëtar i Zotit u thotë atyre: “_Ju mos u trembuni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar! Ai


nuk është këtu! U ngjall sikurse tha_” (Mt 28,5-6); këndej e tregon varrin e zbrazët dhe i ngarkon t’’ia sjellin kumtimin dishepujve. Në Markun engjëlli përshkruhet porsi “_një i ri, i


veshur me petk  të bardhë”_, që u jap grave po të njëjtin mesazh (Mk 16,5-6). Luka flet për “_dy njerëz me petka të bardha_”, që u kujtojnë grave se si  Jezusi pati paralajmëruar shumë më


parë vdekjen dhe ngjalljen e tij (krh. Lk 24,4-7). Edhe Gjon flet për “_dy engjëj me petka të bardha_”; është Maria nga Magdala ajo që i sheh, derisa po qante afër varrit, e ata i thonë:


“_Grua, pse qan?_” (Gjn 20,11-13). Mirëpo Engjëlli i ringjalljes ta kujton edhe një tjetër domethënie. Duhet të kujtojmë, e vërtet, fjala “engjëll” përveç që përcakton Engjëjt, krijesat


shpirtërore të pajisur me inteligjencë e vullnet, shërbëtorë e lajmëtarë të Hyjit, është edhe një ndër titujt më të lashtë që i vihet vet Jezusit. Lexojmë për shembull në Tertulianin: “Ai -


do të thotë Krishtit - u quajt edhe “engjëll i këshillit”, do të thotë lajmëtar, që është fjalë që përcakton detyrën, jo natyrën. Në të vërtet, ai duhej t’i kumtonte botës planin e madh të


Atit për rimëkëmbjen e njeriut” ( De carne Christi, 14). Kështu shkrimtari i lashtë i krishterë. KRISHTIT NGJALLUR PËRURON NJË JETË TË RE Jezu Krishti, Bir i Hyjit, pra, quhet edhe Engjëlli


i Hyjit Atë: Ai është Lajmëtari i dashurisë së tij. Të mendojmë tani mbi atë që Jezusi i Ngjall u tha Apostujve: “_Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju_” (Gjn 20,21); e u dha


atyre Shpirtin e tij të Shenjt. Kjo do të thotë se, ashtu siç Jezusi ishte lajmëtar i dashurisë së Hyjit Atë, edhe ne duhet të jemi lajmëtarë të dashurisë së Krishtit: të jemi lajmëtarë të


ngjalljes së tij, të fitores së tij mbi të keqen e mbi vdekjen, bartës të dashurisë së tij hyjnore. Është qartë se në saje të natyrës mbesim burra e gra, por e marrin misionin si “engjëj”,


si lajmëtarë të Krishtit: kjo u dhurohet gjithëve në  Sakramentin e Pagëzimit dhe në Krezmimit. Kështu e Hëna e Engjëllit të Pashkëve rrëfen: misteri i Krishtit Ngjallur përuron një jetë


plotësisht të re. Krishti Gjallë na nxit ta përhapim Ungjillin e Jetës në realitetin e jetës së përditshme. Prandaj edhe një herë të gjithëve e secilit i bëjmë urimet tona për këtë të Hëne


të Engjëllit të ringjalljes, në cilën jehon me forcë kumtimi i gëzueshëm i Pashkëve: Krishti u Ngjall, vërtet u Ngjall! Aleluja.