At lombardi: benedikti, një jetë e shkrirë për të takuar fytyrën e jezusit - vatican news

feature-image

Play all audios:

Loading...

At Federico Lombardi ish-zëdhënësi i Benediktit XVI përshkruan portretin e Joseph Ratzinger dhe misionin e tij të jashtëzakonshëm, të përqendruar tek besimi në Krishtin. Një besim gjithnjë


në dialog me arsyen, pra dhe me botën, në kërkim të së vërtetës që nuk është tërësi konceptesh, por dashuri e mishëruar! R.SH. / VATIKAN Ish-zëdhënësi i Benediktit XVI përshkruan portretin e


Joseph Ratzinger dhe misionin e tij të jashtëzakonshëm, të përqendruar tek besimi në Krishtin. Një besim gjithnjë në dialog me arsyen, pra dhe me botën, në kërkim të së vërtetës që nuk


është tërësi konceptesh, por dashuri e mishëruar! AT FEDERICO LOMBARDI S.J. : BENEDIKTI, JETË E SHKRIRË PËR TË TAKUAR FYTYRËN E JEZUSIT “Së shpejti do të jem përballë gjykatësit të fundit të


jetës. Ndonëse, duke parë jetën time të gjatë, mund të kem shumë arsye të trembem, jam shpirtërisht i gëzuar, mbasi besoj fort se Zoti nuk është vetëm gjykatës i drejtë, por njëjkohësisht,


edhe miku e vëllai, që i vuajti vetë te metat e mia dhe prandaj, si gjyqtar, ështe njëkohësisht edhe avokati im. Duke kujtuar orën e gjykimit, e shoh krejt qartë hirin, që më kujton se jam i


krishterë! Jam i krishterë, e kjo më ndihmon ta njoh, për më tepër, të lidh miqësi me gjykatësin e jetës sime, që më lë ta kapërcej me besim derën e errët të vdekjes. Në lidhje me këtë, më


vjen vazhdimisht në mendje çka  më thotë Gjoni në fillim të Apokalipsit: ai e pa Birin e njeriut në gjithë madhështinë e vet dhe ra tek këmbët e tij si i vdekur. Por Zoti, duke vënë dorën e


djathtë mbi të, i tha: 'Mos druaj! Jam unë...' _(krh. Zbulesa 1:12-17)". _Kështu shkruante Benedikti XVI në letrën e tij të fundit, të datës 6 shkurt, në përfundim të ditëve


të dhimbshme "të rrëmimit të ndërgjegjes dhe të reflektimit" mbi kritikat e bëra kundër tij për një histori abuzimi, kur ishte kryeipeshkëv i Monakos, më shumë se 40 vjet më parë.


Më në fund erdhi edhe çasti i takimit me Zotin. Sigurisht që nuk mund të thuhet se ishte i papritur dhe se plaku ynë i madh mbërriti i papërgatitur. Nëse paraardhësi i tij na kishte dhënë


dëshminë e çmuar dhe të paharrueshme, duke na treguar se si ta jetonim me besim një sëmundje të dhimbshme progresive deri në vdekje, Benedikti XVI na la dëshminë e bukur se si ta jetonim me


besim brishtësinë e pleqërisë për shumë vite, deri në fund. Fakti që hoqi dorë nga papnia në kohën e duhur, e lejoi atë - dhe ne bashkë me të - të ecnim në këtë rrugë me qetësi të madhe.


Pati dhantinë ta përfundonte shtegtimin me mendje të kthjelltë, duke iu afruar me përvojë plotësisht të vetëdijshme atyre “realiteteve të fundme” për të cilat pati guximin të mendonte, si


moskush, e edhe të fliste falë fesë  që kishte marrë e edhe e kishte jetuar. Si teolog, ashtu edhe si papë, na pati folur për këtë me thellësi, besueshmëri e bindje. Faqet e librave të tij,


fjalët e tij për eskatologjinë dhe enciklika e tij për shpresën mbeten  dhuratë për Kishën, mbi të cilën lutja e tij e heshtur vuri vulën në vitet e gjata të tërheqjes "mbi mal".


Ndër shumë gjëra që mund të mbahen mend për papninë e tij, ajo që sinqerisht më dukej dhe vazhdon të më duket më e jashtëzakonshme ishte se në ato vite arriti të shkruante dhe të përfundonte


trilogjinë mbi Jezusin. Si mundi një papë, me përgjegjësitë dhe shqetësimet e Kishës universale, të cilat i mbante mbi supe, të shkruante një vepër të tillë? Sigurisht, ishte rezultat i një


jete reflektimi dhe kërkimi. Por padyshim pasioni i brendshëm, motivimi, duhet të ketë qenë i frikshëm. Faqet e librit vinin nga pena e një dijetari, por në të njëjtën kohë, e një besimtari


që ia kishte kushtuar jetën kërkimit të takimit me fytyrën e Jezusit dhe që pa në Të, njëkohësisht, edhe përmbushjen e thirrjes dhe shërbimit të tij për të tjerët. Në këtë drejtim, ndonëse


e kuptoj mirë pse ai e bëri të qartë që ajo vepër nuk duhej konsideruar "magjister papnor", vazhdoj të mendoj se është  pjesë themelore e dëshmisë së tij për shërbimin si papë,


domethënë si besimtar, që njeh në Jezusin Birin e Perëndisë, mbi të cilin mund të vazhdojmë të mbështesim besimin tonë. Në këtë kuptim, nuk mund ta konsideroj faktin se koha e vendimit për


të hequr dorë nga papnia, pra vera e vitit 2012, përkon me atë të përfundimit të trilogjisë për Jezusin. Kohë e përmbushjes së një misioni me në qendër besimin në Jezu Krishtin. Nuk ka


dyshim se papnia e Benediktit XVI karakterizohej nga magjisteri i tij,  jo nga veprimtaria e qeverisjes. “E dija mirë se forca ime – nëse do të kisha një të tillë, kujton - ishte ajo e


paraqitjes së fesë në një mënyrë të përshtatshme për kulturën e kohës sonë” (...). Një fe gjithnjë në dialog me arsyen, një besim i arsyeshëm; një arsye e hapur për fenë". Papa


Ratzinger gëzoi me të drejtë respektim nga ata që i jetojnë vëmendshëm lëvizjet e mendimit dhe të shpirtit dhe përpiqen t'i lexojnë ngjarjet në kuptimin e tyre më të thellë e afatgjatë,


pa u ndalur në sipërfaqen e ngjarjeve dhe të ndryshimeve. Jo më kot disa nga fjalimet e tij madhështore para publikut jo vetëm të kishës, por edhe përfaqësuesve të mbarë shoqërisë, në


Londër, në Berlin, mbetën të ngulitura në kujtesë... Ai nuk kishte frikë nga idetë dhe pozicionet e ndryshme. I shikonte me besnikëri dhe largpamësi çështjet e mëdha, errësimin e pranisë së


Zotit në horizontin e njerëzimit bashkëkohor, pyetjet për të ardhmen e Kishës, veçanërisht në vendin e tij dhe në Evropë. I shikonte dhe përpiqej t'i përballonte problemet


ndershmërisht, pa i lënë mënjanë, edhe nëse ishin dramatike; por feja dhe kuptimi i saj e ndihmuan të gjente gjithmonë një perspektivë shprese. Vlerat intelektuale dhe kulturore të Joseph


Ratzinger, shumë të njohura, nuk kanë nevojë për përsëritje lavdatash. Gjon Pali II qe në gjendje ta kuptonte dhe ta vlerësonte misionin e tij për Kishën universale. Për 24 vjet, nga 26 të


papnisë së paraardhësit të tij, Ratzinger ishte Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Dy personalitete të ndryshme, por – më lejoni të them – “tejet të fuqishme”. Papnia e pafundme e


Papës Vojtila nuk mund të mendohet si duhet nga pikëpamja doktrinore, pa praninë e kardinalit Ratzinger dhe besimin e vendosur në të, në teologjinë e tij kishtare, në gjerësinë dhe


ekuilibrin e mendimit të tij. T'i shërbejë unitetit të fesë të Kishës në dekadat pas Vatikanit II, duke përballuar tensione dhe sfida epokale në dialog me judaizmin, në ekumenizëm, në


dialog me fetë e tjera, ballaballas me marksizmin, në kontekstin e shekullarizimit dhe të transformimit të vizioni të njeriut dhe të seksualitetit… duke qenë në gjendje të propozojë një


sintezë të gjerë dhe harmonike doktrinore si ajo e Katekizmit të Kishës Katolike, e mirëpritur nga shumica dërrmuese e bashkësisë kishtare, me pëlqim të papritur, në mënyrë që t’i printe


kësaj bashkësie për ta kapërceyer pragun e mijëvjeçarit të tretë duke e ndjerë veten bartëse e mesazhit të shëlbimit për njerëzimin... Në të vërtetë, ky bashkëpunim shumë i gjatë dhe i


jashtëzakonshëm qe përgatitje për papninë e Benediktit XVI, i cili për kardinajtë ishte vazhduesi dhe pasuesi më i përshtatshëm i veprës së Papës Vojtila.   Thirrja e Joseph Ratzinger ishte,


që në fillim thirrje për rrugën e meshtarisë, për studimin teologjik dhe shërbimin liturgjik e baritor. Ai përparoi në faza të ndryshme, nga seminari deri te përvojat e para baritore dhe


mësimdhënia universitare; atëherë horizonti i tij u zgjerua ndjeshëm lidhur me përvojën e Kishës universale, me pjesëmarrjen në Koncil dhe marrëdhëniet me teologët e mëdhenj të kohës; më pas


me rikthimin në veprimtarinë akademike të studimit të thelluar teologjik, por gjithmonë në qendër të debatit dhe të përvojës kishtare; pastaj u zgjerua sërish në shërbimin baritor të


kryeipeshkvisë së madhe të Munihut; kaloi përfundimisht në shërbim të Kishës universale me thirrjen në Romë për të udhëhequr Doktrinën e Fesë; më në fund, një thirrje e re e çoi në


qeverisjen e të gjithë bashkësisë së Kishës. Horizonti u bë i plotë jo vetëm për mendimin, por edhe për shërbimin meshtarak e baritor. T'i shërbente të gjithë bashkësisë së Kishës, ta


udhëhiqte atë me zgjuarsi në rrugët e kohës sonë, për të ruajtur unitetin dhe vërtetësinë e fesë. Motoja e zgjedhur me rastin e shugurimit ipeshkëv _"Bashkëpunëtorë të së


vërtetës"_ (_3 Gjn. 8), _e shpreh shumë mirë të gjithë fillin e jetës dhe të thirrjes së Joseph Ratzinger, nëse  kuptohet se për të e vërteta nuk ishte aspak një grumbull konceptesh


abstrakte, por në analizën e fundit, mishërim në Vetjen e Jezu Krishtit. Papnia e Benediktit XVI mbahet dhe do të mbahet mend  edhe si  papni  e kaluar në kohë krize dhe vështirësish. Nuk do


të ishte e drejtë të injorohej ky aspekt. Ndërsa nuk duhet parë, e as vlerësuar cektësisht. Përsa i përket kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme apo të jashtme, ai vetë kujtoi me


buzëqeshje se disa papëve të tjerë u është dashur të përballen me kohë dhe situata shumë më dramatike. Pa u rikthyer në persekutimet e shekujve të parë, mjaftonte të mendohej Piu IX apo


Benedikti XV, kur dënonin “masakrën e kotë”, apo situatat e papëve gjatë luftërave botërore. Pra, ai nuk e konsideronte veten dëshmor. Asnjë papë nuk mund ta përfytyrojë papninë pa hasur


kritika, vështirësi dhe tensione. Kjo nuk do të thotë se, po të ishte e nevojshme, nuk do të dinte të reagonte vendosmërisht ndaj kritikave, siç ndodhi me letrën e paharrueshme  drejtuar


ipeshkvijve në vitin 2009, pas historisë së faljes së shkishërimit të Lefebvrianëve dhe "rastit Williamson": një letër pasionante, për të cilën sekretari i tij shprehej:


"Ratzinger në gjendjen e tij të pastër". Por kryqi më i rëndë i papnisë së tij, barrën e të cilit ai kishte nisur ta ndjente tashmë gjatë periudhës që kaloi në Doktrinën e Fesë dhe


që vazhdon të shfaqet si provë dhe sfidë me rëndësi historike për Kishën, është historia e shpërdorimit seksual. Kjo u bë edhe shkak për kritika e sulme personale kundër tij deri në vitet e


fundit, pra edhe për vuajtje të thella. Duke qenë gjithashtu shumë i përfshirë në këto tema gjatë papnisë së tij, jam plotësisht i bindur se ai e ndjeu peshën e problemeve gjithnjë e më


qartë dhe pati merita të mëdha në trajtimin e tyre me gjerësi dhe thellësi vizioni në përmasat e tyre të ndryshme: dëgjimi i viktimave, vendosmëria në ndjekjen e drejtësisë përballë krimeve,


shërimi i plagëve, vendosja e rregullave dhe procedurave të përshtatshme, formimi dhe parandalimi i dëmit. Ishte vetëm fillimi i një shtegtimi të gjatë, por në drejtimet e duhura dhe me


shumë përvujtëri. Benedikti nuk shqetësohej kurrë për  "figurën" e tij a të Kishës, që nuk përkonte me të vërtetën. Edhe në këtë fushë lëvizte gjithmonë me këndvështrimin e njeriut


besimtar. Përtej masave baritore ose juridike të nevojshme për t'u përballur me të keqen në manifestimet e saj, ai ndjeu fuqinë e tmerrshme dhe misterioze të së keqes dhe nevojën për


t'iu drejtuar hirit, për të mos e lënë të dërrmohej në dëshpërim dhe për të gjetur rrugën e shërimit, të kthimit, të pendimit, të pastrimit, për të cilin njerëzit, Kisha dhe shoqëria


kishin e kanë aq shumë nevojë. Kur m'u kërkua të tregoja shkurtimisht, me një episod, historinë e papnisë të Benediktit XVI, m'u kujtua Nata e lutjes, gjatë Ditës Botërore të


Rinisë në Madrid, në vitin 2011, në sheshin e madh të aeroportit _Cuatro vientos_, në të cilën morën pjesë miliona të rinj. Ishte mbrëmje, errësira po bëhej gjithnjë më e dendur, ndërsa Papa


filloi fjalimin e tij. Në një çast shpërtheu një uragan i vërtetë shiu dhe ere. Sistemet e ndriçimit dhe të zërit dolën jashtë përdorimit dhe shumë nga çadrat u shkatërruan. Situata ishte


vërtet dramatike. Papa u ftua nga bashkëpunëtorët e tij të largohej dhe të strehohej, por ai nuk deshi. Qëndroi i ulur me durim dhe guxim në vendin e tij, në skenën e hapur, i mbrojtur nga


një ombrellë e thjeshtë që përplasej tërbueshëm nga era. E gjithë asambleja e madhe ndoqi shembullin e tij, me besim dhe durim. Pas disa kohësh stuhia u qetësua, shiu pushoi dhe ra  një


qetësi e madhe, krejtësisht e papritur. Gjithçka rifilloi të punojnë përsëri. Papa e kreu fjalimin e tij dhe ostensori i mrekullueshëm i katedrales së Toledos u soll në qendër të skenës për


adhurimin eukaristik. Papa u gjunjëzua në heshtje përpara të Shenjtnueshmit Sakrament dhe pas tij, në errësirë, turma e pafundme u bashkua në lutje për një kohë të gjatë, në qetësi absolute.


Në një farë kuptimi, kjo mund të mbetet pamja më simbolike jo vetëm e papnisë, por edhe e jetës së Joseph Ratzinger, cak i shtegtimit të tij. Ndërsa tani Ai hyn në heshtjen përfundimtare


përpara Zotit, ne vazhdojmë të ndihemi pas tij,  me të. _At Federico Lombardi S.J. Presidenti i Fondacionit të Vatikanit Joseph Ratzinger-Benedict XV_